Kandidati i LDK-së tregon planet për Prishtinën

Prishtina

Kandidati i LDK-së tregon planet për Prishtinën

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:47
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama thotë se ai do të menaxhojë me Prishtinës. Thotë se me politikë merret partia.

Rama thotë se ai s’do të merret me politikë por me menaxhim të kryeqytetit.

“Unë jam kandidat për gjithë Prishtinën”, thotë Rama.

“Interesi im është Prishtina, është qytetari i Prishtinës. Ashtu jemi marrë vesh me Lumirin që Lumiri merret me politikë e unë merrem me menaxhim të Prishtinës”, theksoi ai.

“Aty unë e kam zemrën edhe shpirtin dhe atë unë di me bo. Politika është e Lumiri”, shtoi Rama.

Thotë se kryeqyteti ka shumë punë të cilat nuk presin.

“Njeriu duhet të jetë i pari dhe jo kerri siç ka qenë deri tash”, thotë ai duke folur për trafikun e ngarkuar.

“Gjërat që unë mendoj me i bo nuk po i shpiki. Por në bazë të përvojës dhe terrenit e shohim që lehtë mundemi me shkëput kaosin e trafikut’, theksoi ai.

“Qytetit të Prishtinës nuk i duhet edhe një politikan, i vyn një menaxher, i vyn një profesionist, dikush që e kupton Prishtinën. ‘Unë në Prishtinë jam lind, jam rrit deri në moshën 16 vjeçare. Pastaj kam shkuar në Londër dhe atje jam eduku dhe shkollu dhe kam punuar jo vetëm në Londër por në vende të ndryshme të botës”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat