Përparim Rama thotë se problemin e qenve endacakë do ta zgjidhë me Parkun e Qenve

Prishtina

Përparim Rama thotë se problemin e qenve endacakë do ta zgjidhë me Parkun e Qenve

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:09
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka treguar se nëse fiton planifikon që problemin e qenve endacakë ta trajtojë duke e krijuar një Park të Qenve të ngjashëm me Parkun e Arinjve.

“Kryetari i komunës së Prishtinës reprezenton qytetarin e Prishtinës dhe nëse qytetari i Prishtinës e ka një problem të madh që janë qentë endacakë që shumë edhe më shumë po dëgjoj se po kafshohen fëmijët dhe të rriturit, atëherë ne duhet të marrim masa të menjëhershme sepse po cenohet shëndeti dhe siguria e njeriut. Isha te Parku i Arinjve vetëm për ta parë se si e kanë zgjidhur çështjen e arinjve. Aty është bërë një park ku, përpos zonës për arinj, ka edhe zona të tjera që i shfrytëzojnë bizneset e ndryshme në aspektin edhe të takimeve edhe në atë rekreativ, si dhe edukimin e fëmijëve”.

“Nëse qyteti jonë po zhvillohet si një qytet turistik nëpër mënyra të ndryshme na duhen edhe pika të atraksioneve të ndryshme. Mund ta krijojmë Parkun e Qenve, sepse komuna posedon një numër të madh të tokave. Fillimisht duhet të insistojmë në licensimin e qenve. Njerëzit që e kanë sot një qen nuk janë të licensuar për ta pasë dhe nuk ekziston asnjë raport se i kujt është ai qen. Duhet që fillimisht të insistojmë që nëse një familje dëshiron me marrë një qen, atëherë ai qen dihet që është i licensuar, i kujt është dhe kush është përgjegjës për atë qen. Nëse pas dy-tre muajsh fëmijëve iu bëhet bajat, atëherë qenin nuk e lëshojnë në rrugë. Nëse i licensojmë qentë  dhe e kemi krijuar Parkun e Qenve, atëherë ky është vendi ku mundesh me dërgu qenin nëse nuk don me e mbajt më”.

Rama, në “Ju flet Prishtina” ka thënë se qentë endacakë janë problem shumë i madh dhe super emergjent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat