Përparim Rama thotë se Prishtinën do ta fitojë pa balotazh

Prishtina

Përparim Rama thotë se Prishtinën do ta fitojë pa balotazh

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:10
Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se garën për Prishtinën do ta fitojë pa balotazh.

Rama deklaroi se sipas sondazheve, LDK po shkon drejt rritjes në Prishtinë.

“Besoj vërtetë, sepse ashtu tregojnë numrat, trendi është në ngritje e sipër, në ngritje të fortë, dhe besoj që po, do ta fitojmë pa balotazh.

Sepse punën që po e bëjmë është asisoj që ta fitojmë pa balotazh, jo ndoshta prej aspektit të egos, apo ku ta di, por me të vërtetë Prishtina nuk ka kohë të humbë, ne duhet të merremi me problematikën e qytetit, qytetarëve, të ua ndërrojmë jetën për të mirë, dhe sa më shumë të humbim kohë, aq më keq për qytetarin e Prishtinës”, ka deklaruar Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat