Daut Haradinaj me programin e tij synon ndryshimin rrënjësor të Prishtinës

Prishtina

Daut Haradinaj me programin e tij synon ndryshimin rrënjësor të Prishtinës

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:05
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon të befasojë me fushatën e tij në kryeqytet. Së fundi, në profilin e tij në facebook, Haradinaj ka bërë publik programin e tij për Prishtinën.

Haradinaj u shpreh se ky plan është punuar me kujdes nga ekspertët e secilës lëmi, për t’i sjellur qytetarëve ndryshim në politikën menaxhuese, strategjinë dhe rifunksionalizimin e Prishtinës.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se do të jetë i hapur për qytetarët 24/7, duke bashkëpunuar me ta për një kryeqytet të dinjitetshëm.

Kujtojmë se programi i Haradinajt është vlerësuar pozitivisht nga opinionistët dhe ekspertë të ndryshëm në vendin tonë. Ndërkaq, vet Haradinaj po vlerësohet si kandidat serioz për të parin e Prishtinës. Në sondazhin më të fundit në vend, doli të jetë ndër më të votuarit krahas kundërkandidatëve.

Bashkëngjitur gjeni dhe vegëzën ku mund t’i shihni çdo ditë aktivitetin dhe planin e Haradinajt për Prishtinën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat