​Uran Ismaili nis aktivitet 24-orësh, do të takohet me qytetarë nëpër Prishtinë

Prishtina

​Uran Ismaili nis aktivitet 24-orësh, do të takohet me qytetarë nëpër Prishtinë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:54
​Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nisur sot aktivitet 24-orësh, periudhë kjo ku vazhdimisht do të takojë qytetarët nëpër kryeqytet.

Ismaili në një konferencë për medie tha se gjithë këtë po e bënë pasi që është i bindur se kryeqyteti meriton një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e qytetarëve.

Ai tha se ajo që i duhet Prishtinës nuk është vetëm ndërrimi i qeverisjes komunale, por një ndryshim thelbësorë.

Ismaili: Po filloj një aktivitet 24-orësh të takimeve me qytetarë

“Po filloj një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje, të takimeve e vizitave dhe diskutimeve me njerëz të këtij qyteti. Kjo është një sfidë personale, edhe për mua. Por unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: që puna e kryetarit dhe kujdesi ndaj qytetit janë 24 orë, 7 ditë në javë. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e nevojshëm të qytetit. Kjo është arsyeja pse unë kam dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit të Republikës të Kosovës, kjo është arsyeja pse po ia jap 100 përqind të përvojës sime, energjisë dhe kohës për këtë fushatë, qytetarëve dhe lagjeve të Prishtinës. Qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak se një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e tyre”, tha ai.

Ismaili tha se të qenit kryetar komune nuk është punë dytësore, e as Prishtina nuk është qyteti i tij i dytë.


Ismaili: Takimi me qytetarë për 24 orë do të jetë përvojë e jashtëzakonshme

“Në 24 orët e ardhshme do të takoj përfaqësues të institucioneve publike, shoqatave, qytetarë të zakonshëm që punojnë ditë e natë për qytetin tonë. Dua të di nga afër shqetësimet e tyre aktuale, dhe zgjidhjet e tyre gjithashtu. Kjo është puna që duhet të bëjë një kryetar i mirë. Gjithmonë të jetë pranë qytetarëve. Para se të më pyesni, po, do t'i kem këto takime edhe gjatë gjithë ditës edhe gjatë gjithë natës, sepse qyteti ynë nuk fle as natën. Do të vizitoj emergjencën, stacionin policor, zjarrfikësit, kompanitë e pastrimit, por edhe punëtorët të cilët punojnë gjatë tërë natës gjithashtu. Do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme”, tha pretendeti për të parin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat