"Përparim Rama është në rrugë të mbarë për t’u zgjedhur kryetar i Prishtinës"

Prishtina

"Përparim Rama është në rrugë të mbarë për t’u zgjedhur kryetar i Prishtinës"

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:53
Përparim Rama

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur për garën në Prishtinë ku Përparim Rama do të përballet në balotazh me Arben Vitinë e VV’së. Abdixhiku thotë se shumica e qytetarëve në kryeqytet votuan për ndryshim nga qeverisja e VV’së dhe pret që kjo të përkthehet në mbështetje për Ramën.

“Përparim Rama është një kandidaturë serioze për Prishtinë. Është një kandidaturë e profesionit e profesioni i tij ndërlidhet me problemet e Prishtinës. Problemet e Prishtinës janë të trashëguara, janë të rënda dhe kërkojnë ndryshime profesionale”, tha Abdixhiku.

“Unë çka kam parë, më kënaqësi shumë të madhe si banor i Prishtinës, si një njeri i lidhur shumë me kryeqytetin është se vetëm gjatë fushatës së tij janë dhënë zgjidhje që drejtojnë e rregullojnë probleme të trashëguara të Prishtinës disa dekadëshe’, theksoi ai.

“Përparimi do të vazhdojë të bëjë fushatën, është një kandidaturë që ka dalë të jetë e suksesshme por përtej kësaj është një kandidaturë  që në ditët në vijim do të bëjë thirrje për mbështetje të gjithë qytetarëve të Prishtinës dhe për ne kjo është me rëndësi sepse kryeqyteti vazhdon të jetë njëri prej vendeve me interesin më të madh politik në vend por Përparimi është i qartë në qëllimet e tij dhe jam i bindur se qytetarët do ta mbështesin sepse shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshim të qeverisjes këtu pas tetë vjetëve të VV’së”, tha Abdixhiku në emisionin Rubikon.

“Besoj që Përparimi do të jetë alternativa e të gjithë atyre që e duan ndryshimin në Prishtinë. Unë mendoj se Përparim Rama është në rrugë të mbarë për të qenë kryetar i ardhshëm i kryeqytetit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat