Vitia: Jemi subjekti më i madh në asamble në Prishtinë

Prishtina

Vitia: Jemi subjekti më i madh në asamble në Prishtinë

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:48
Arben Vitia

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se pas rezultateve të marra, tashmë lista e kësaj partie ka dalë si më e votuara në kryeqytet.

Sipas tij, 18 nga kandidatët tanë tashmë janë asambleistë, duke na bërë kështu subjektin më të madh në asamblenë komunale.

Postimi në Facebook:

Në listën e kandidatëve tanë për asamble, çdonjëri është fitues! 

Lista e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-së për asamble është lista më e votuar në Prishtinë. Qytetarët kanë vlerësuar moralin dhe profesionalizmin që kjo listë përfaqëson. Gjithsej 18 nga kandidatët tanë tashmë janë asambleistë, duke na bërë kështu subjektin më të madh në asamblenë komunale. Në një takim të përzemërt falënderova secilin për vetëdijen dhe standardin e lartë të vendosur në këtë garë dhe përkushtimin e tyre për shpalosjen e programit tonë në terren. U dakorduam që së bashku do punojmë drejt fitores së madhe të 14 nëntorit, fitore që do të jetë e secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat