Një pjesë e Prishtinës mbetet pa energji elektrike, KEDS zbulon arsyen

Prishtina

Një pjesë e Prishtinës mbetet pa energji elektrike, KEDS zbulon arsyen

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

KEDS njofton se një pjesë e lagjes Parku i Qytetit dhe një numër i konsumatorëve të lagjes së Muhaxherëve janë aktualisht pa energji.

Kjo si pasojë e një avarie të shfaqur në kabllon nëntokësore që i furnizon ata.

“Ekipet janë në terren, duke përcjell komplet linjën me pajisje dhe automjetin matës për detektimin e avarisë.

Sapo të lokalizohet, menjëherë do të fillojë rregullimi i saj. KEDS do ju mbajë të informuar nga terreni!”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat