Rama: Rezultati i 17 tetorit, më shumë i euforisë sesa i programit

Prishtina

Rama: Rezultati i 17 tetorit, më shumë i euforisë sesa i programit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:05
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka folur në lidhje me rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit.

Ai në emisionin Context ka thënë se rezultati i Arben Vitisë, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë më shumë rezultat i euforisë së votuesve, se sa rezultat i vlerësimit të programit për Prishtinën.

“Më shumë ka qenë një rezultat i euforisë nga Lëvizja Vetëvendosje pas rezultateve të 14 Shkurtit, sesa rezultat sa i përket programit i cili ka dal vetëm 5 ditë para zgjedhjeve. Kemi pas disa sondazhe ku edhe pa program të kundër kandidatit është votuar si më i miri, pra kemi pasur disa elemente qe tregojnë se disa votues kanë votuar vetëm si rezultat i euforisë pa kuptuar se çka ne kemi prezantuar në programin tonë”, tha Rama.

Mirpo ai ka shtuar se tani qytetarët e Prishtinës meqenëse janë vetëm dy kandidat në garë kanë mundësinë që të lexojnë programin e tij dhe të analizojnë.

“Tash që jemi vetëm dy kandidat për zgjedhje votuesit kanë pasur kohë që të analizojnë programin tonë në raport me programin e kundër kandidatit”, ka shtuar Rama.

Ndërsa sa i përket mundësisë për koalicione me partitë e tjera, Rama ka thënë se programi i tij është për të gjithë qytetarët dhe ka ftuar ata që t’i bashkëngjiten pa treguar diçka konkrete për partitë.

“Ne e kemi bërë nga fillimi “Prishtina për të gjithë”, pra programi ynë është i detajuar dhe i krijuar për të gjithë, pra edhe partitë tjera janë qytetarë të Prishtinës, janë qytetarë të Kryeqytetit dhe programi ynë është për të gjithë ata. Pra ne i ftojmë që ta lexojnë, ata që nuk e kanë lexuar dhe t’i bashkëngjiten këtë momenti historik të transformimit të Kryeqytetit në një qytet me karakter unik në botë”, ka thënë ai.

Ndryshe në balotazh për Prishtinën në zgjedhjet që do të mbahen me 14 Nëntor janë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat