Përparim Rama prezanton planin e tij për lagjen Taslixhe

Prishtina

Përparim Rama prezanton planin e tij për lagjen Taslixhe

Nga: M.L. Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 08:13
Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar sot një fotografi nga lagjja Taslixhe në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo lagje është më e bukura e Prishtinës, derisa përballet me probleme të shumta infrastrukturore.

“Mirëmëngjesi Prishtinë! Lagjja Taslixhe është një prej lagjeve më të bukura të qytetit tonë! Ndër problemet kryesore të Taslixhes janë rrugët pa mirëmbajtje, pa ndriçim dhe pa siguri, por edhe mungesa e transportit publik. Në mandatin tonë, do të organizojmë linja të transportit publik, të cilat lehtësojnë jetën e qytetarëve të Taslixhes, të cilat i japin qasje qytetarëve në qendër, por edhe në parkun e Gërmisë”, u shpreh Rama në Facebook.

Ai theksoi se do të angazhohen që rrugët e Taslixhes të jenë të mirëmbajtura dhe me ndriçim, në mënyrë që siguria të jetë në nivel.

“Për sigurinë e banorëve të lagjes, ne do të instalojmë edhe kamerat CCTV”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat