Rama: Natyra bujare e prishtinasve është për t’u adhuruar

Prishtina

Rama: Natyra bujare e prishtinasve është për t’u adhuruar

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:56
Përparim Rama thotë se Prishtina ka shumë dashuri në gjirin e saj

Kandiati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, thotë se Prishtina ka shumë dashuri në gjirin e saj.

Sipas tij natyra bujare e njerëzve të Prishtinës është për t’u adhuruar.

“Sonte, para qindra e qindra qytetarëve e mbyllëm fushatën zgjedhore. Gjatë kësaj kohe kam vizituar lagje dhe monumente të rëndësishme të Prishtinës, kam pasur takime me qytetarë të këtij qyteti madhështor. Vullneti, përkushtimi, bashkëpunimi i qytetarëve të Prishtinës e bën më kuptimplotë idenë se duhet ta ndërtojmë një qytet funksional dhe të bukur. Duhet falënderuar secilin qytetar të Prishtinës për mbështetjen.“ shkroi Rama në një postim në Facebook.

Tutje kandidati për të parin e kryeqytetit e quajti Prishtinën qytet historik dhe unik, që ndër vite ka treguar karakterin e fortë që ka.

“Edhe sot, bashkë me ekipin tim vizituam lagje e zona të Prishtinës dhe takuam qytetarë të qytetit tonë. Bashkë me anëtarët e degës së IV-të të LDK-së ecëm në Hajvali, ku takuam qytetarë të kësaj zone dhe vizituam biznese, po ashtu në këtë lagje vizitova edhe xhaminë. Ne ecëm edhe në sheshin e Prishtinës, aty takova shumë banorë rezidentë e turistë rasti. Gjatës ditës së sotme, ecëm edhe në Prishtinën e Vjetër, në zonën e shkollës “Sami Frashëri”. Në takimet e sotme diskutuam për pika nga programi ynë.”

Rama thotë se kryeqyteti pa asnjë më të voglin dyshim e meriton të jetë njëri ndër qytetet më të bukura në botë.

“Qyteti jonë e meriton më të mirën, jeta e secilit qytetar duhet të bëhet më e lehtë dhe më e mirë. Prishtina duhet të jetë qytet ku secili qytetar mund ta gjejë veten, Prishtina duhet të jetë qytet ku gjen qetësi shpirtërore. Prishtina duhet të tejkalojë çdo pengesë dhe zgjidhë çdo problem sepse qytetarët e saj e meritojnë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat