Në Prishtinë u mbyllën 24 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid-19

Prishtina

Në Prishtinë u mbyllën 24 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid-19

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 07:48
Ilustrim

Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë brenda një jave kanë mbyllur 24 lokale në Kosovë – kryesisht të gastronomisë – prej tyre 23 në Prishtinë, për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID-19.

Po ashtu, gjatë javës janë shqiptuar edhe 184 gjoba, ku 58 janë shqiptuar për persona fizik, ndërkaq 126 për persona juridik.

Sipas raportit javor që është publikuar nga AUV-i, gjatë kësaj jave inspektorët sanitar kanë bërë gjithsej 2 mijë e 413 inspektime në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj e Gjilan.

Më së shumti gjoba për persona juridik inspektorati sanitar ka shqiptuar në Komunën e Prishtinës, gjithsej 36, ku edhe janë mbyllur 23 subjekte.

Ndërkaq gjoba për persona juridik janë shqiptuar po ashtu në Komunën e Mitrovicës 2, Pejë 33, Prizren 24, Ferizaj 15, Gjilan 28.

Po ashtu, në të dhënat e AUV thuhet se gjoba për persona fizik janë shqiptuar në Pejë 33, në Prizren 24, në Ferizaj 1.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat