Abdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës

Prishtina

Abdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës.

Në një konferencë për medie, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të kujdestarojnë në Prishtinë me kujdes të madh.

Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Ti falënderoj qytetarët që kanë treguar kulturë të lartë, t’i falënderoj komisionerë e vëzhguesit. Në basë të dhënave të konfirmuara tash më LDK është fituese e kryeqytetit të Prishtinës. Më lejoni t’i shpall fitoret në Fushë Kosovë, Junik, Dragash, Viti dhe po presim numërimin në komunat e tjera është arritje për LDK dhe për kryeqytetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat