Abdixhiku e Rama parakalojnë në sheshin e Prishtinës

Prishtina

Abdixhiku e Rama parakalojnë në sheshin e Prishtinës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama janë parë duke parakaluar në sheshin kryesor të kryeqytetit përkrah simpatizantëve të shumtë.

Përparim Rama ka fituar zgjedhjet në balotazh kundrejt Arben Vitisë së Vetëvendosjes.

Rama mori 40 mijë e 658 vota, ose 51,07% të votave. Ndërkohë që Arben Vitia i VV-së mori 38 mijë e 958 vota, apo 48.93% të votave.

Rama në konferencë për media ka deklaruar se do të jetë kryetar i të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat