Rama zotohet për nisjen e disa projekteve paralelisht në Prishtinë

Prishtina

Rama zotohet për nisjen e disa projekteve paralelisht në Prishtinë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:46
Përparim Rama

Projektet që do të realizohen në kryeqytetin e Kosovës do të realizohen paralelisht. Ky është zotimi i kryetarit të zgjedhur të komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Ai deklaroi në Euronews Albania se qyteti kërkon një mori projektesh andaj nuk mund të presin sa të përfundojnë me radhë.

Ndër projektet kryesore Rama përmendi bibliotekën e Prishtinës, si një simbol identifikues të qytetit. Jo vetëm kjo godinë, por edhe një numër i madh godinash që lidhen me trashëgiminë do të restaurohen, sipas tij.

“Këto do jenë gjëra që do i marrim me seriozitetin më të madh dhe do të jenë pjesë e proceseve të ristrukturimit apo të rivitalizimit të tërë qytetit,” – deklaroi kryetari i zgjedhur i komunës së Prishtinës.

Ende nuk është marrë një vendim për koalicion duke qenë se gjithçka ndodhi dje, por sipas Ramës ideja është te bashkëpunimi dhe në këtë pikë nuk beson se do të ketë probleme, sepse është në interesin e të gjithëve që projektet për Prishtinën të ecin para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat