A ka të lënduar nga grabitja në një market në Prishtinë?

Prishtina

A ka të lënduar nga grabitja në një market në Prishtinë?

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje ka ndodhur sonte në marketin “Kam” i cili gjendet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Nga informacionet e deritanishme akoma nuk dihet se a ka ndonjë person të lënduar. Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me menaxherët e këtij marketi por nuk janë përgjigjur.

Qytetarë të asaj zone, kanë deklaruar se punonjësit e këtij marketi ishin terrorizuar nga ajo çfarë kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat