Hedh mbeturina me traktor në mes të Prishtinës, incizohet nga qytetari

Prishtina

Hedh mbeturina me traktor në mes të Prishtinës, incizohet nga qytetari

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:56
Një qytetar ka incizuar një person i cili me traktor ka hedhur mbeturina në njërën nga lagjet e kryeqytetit

Degradimi i ambientit në Prishtinë është njëra ndër problematikat kryesore të kryeqytetit.

Një qytetar ka incizuar një person i cili me traktor ka hedhur mbeturina në njërën nga lagjet e kryeqytetit.

Kur ai e vëren se po incizohet, indinjohet duke e pyetur qytetarin se “kush është ai?”.

Ndërkaq ky i përgjigjet se incizimin do ta paraqes në polici.

Videoja më pas është shpërndarë nga “Vrojtuesit e Lagjes”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat