​Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” me orë letrare shënojnë Ditën e Flamurit

Prishtina

​Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” me orë letrare shënojnë Ditën e Flamurit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:15
​Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” me orë letrare shënojnë Ditën e Flamurit

Nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë përmes orës letrare kanë shënuar festën e 28 Nëntorit. Poezi të shkrimtarëve të njohur e këngë kushtuar kësaj dite janë interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani, tha se kanë vendosur që festën më të rëndësishme të kombit ta festojnë me orë letrare.

Interpretimi i poezive që i kushtohen 28 Nëntorit, Osmani tha se japin mesazhin që shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar.

Osmani: Dita e Flamurit është festë kombëtare të cilën patjetër që duhet ta festojmë

Ne sot kemi mbajtur mësim të rregullt, ndërsa në kuadër të mësimit kemi shkuar edhe me një orë letrare dhe me ekzekutim të disa këngëve nga kori i shkollës... Dita e Flamurit është festë kombëtare të cilën patjetër që duhet ta festojmë, është edhe në kuadër të programeve dhe qëllimi është të jepet një mesazh i rëndësishëm që të jemi të bashkuar”, tha ai.

Nxënësit e kësaj shkolle recituan vjersha nga autorë të ndryshëm, të cilat i kushtohen festës së 28 Nëntorit.

Pasi që përfundoi interpretimin e saj, nxënësja e kësaj shkolle Ujra Shala, tha se kjo festë është ndër më të rëndësishmet për të gjithë shqiptarët.

Shala: Festa e 28 Nëntorit është një festë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët

“Festa e 28 Nëntorit është një festë shumë e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, na jep gjithmonë emocione kur e përmendim. Kemi nderin me qenë shqiptarë”, tha ajo.

Poezinë e Fan Nolit “Hymni i Flamurit”, para të pranishmëve që po merrnin pjesë në këtë aktivitet e paraqiti nxënësja Anika Fonda.

Fonda: Unë e kam lexuar poezinë e Fan Nolit

“Kemi ardhë bashkë me shokët dhe shoqet për të prezantuar apo lexuar disa poezi, unë e kam lexuar poezinë e Fan Nolit... 28 Nëntori, përveç që është ngrit flamuri i Shqipërisë është një festë shumë e madhe ... është edhe ditëlindja e Adem Jasharit”, tha ajo.

28 Nëntorin si festën më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët e konsideron edhe nxënësi Gjon Ismaili.

Ismaili: Ne jemi të bashkuar dhe do të vazhdojmë kështu

“Nuk do të thotë vetëm për mua, por do të thotë për të gjithë kombin shqiptar që ne jemi të bashkuar dhe do të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Kori i shkollës para prindërve që po merrnin pjesë në këtë orë letrare interpretuan himnin e flamurit dhe disa këngë të tjera që i kushtohen pikërisht kësaj feste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat