Gjobitet kompania që vendosi reklamë mbi muralin e Nexhmije Pagarushës

Prishtina

Gjobitet kompania që vendosi reklamë mbi muralin e Nexhmije Pagarushës

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:20
Muralin e Nexhmije Pagarushës

Është hequr reklama e vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës të shtunën në mesditë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kompania e cila ka vendosur reklamën është gjobitur me 400 euro.

“Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat