Ja kush e zëvendëson Përparim Ramën në Kuvendin Komunal

Prishtina

Ja kush e zëvendëson Përparim Ramën në Kuvendin Komunal

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:06
Përparim Rama

Sami Salihu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta zëvendësojë Përparim Rama, në asamblenë komunale të Prishtinës.

Përveç Ramës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar edhe rekomandimin për zëvendësimin e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj me Pëllumb Bajqinovcin.

Kujtojmë se kryetari i ri i Prishtinës, ditë më parë ka pranuar zyrtarisht detyrën e të parit të kryeqytetit.

Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat