​Rama viziton rrugën “Muharrem Fejza”: Kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme

Prishtina

​Rama viziton rrugën “Muharrem Fejza”: Kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar punimet që po bëhen në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Rama ka thënë se është trashëguar problem kompleks në këtë rrugë, e për cka thotë se duhet trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme.

“Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme. Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje”, ka shkruar Rama.

Rama ka theksuar se kanë vendosur të marrin masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë dimrit.

“Kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit. Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë”, ka treguar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat