Rrëshqet dheu, bëhet e pakalueshme rruga në lagjen Arbëria në Prishtinë

Prishtina

Rrëshqet dheu, bëhet e pakalueshme rruga në lagjen Arbëria në Prishtinë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Rrëshqet dheu në lagjen Arbëria në Prishtinë

Nga rrëshqitja e dheut është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme një rrugë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Në fotografinë e siguruar shihet se si pasojë mihjes së dheut, rrëzë rrugës, ku janë vënë themelet e një objekti, është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme një rrugë në lagjen Arbëria në kryeqytet.

Kjo nuk është hera e parë që dëmtohen dhe bëhen të pakalueshme rrugët në këtë lagje, nga rrëshqitja e dheut, si pasojë e mihjeve të pakontrolluara nga ndërtues objektesh.

Madje si pasojë e rrëshqitjeve të dheut është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve që banojnë në objektet e kësaj lagjeje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat