KRU ‘Prishtina’ njofton se uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit është nën nivelin maksimal

Prishtina

KRU ‘Prishtina’ njofton se uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit është nën nivelin maksimal

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 643.80 metra mbi nivelin e detit ose 6.05 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ndërsa në liqenin e Batllavës është 631.47 metra mbi nivelin e detit ose 3.54 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e kompanisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat