Dy diskoteka mbyllen në kryeqytet

Prishtina

Dy diskoteka mbyllen në kryeqytet

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion të përbashkët me Policinë ka mbyllur dy klube të natës gjatë mbrëmjes të së enjtes në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për njërën nga diskotekat që operonte në objektin e Hotel Grandit dhe te Pallati i Rinisë.

“Ekipet inspektuese së bashku me njësitë policore kanë intervenuar. Së pari janë zbrazur, pastaj janë gjobitur dhe mbyllur”.

Tutje, Thaçi ka thënë se gjatë ditës së sotme dhe në dy ditët e ardhshme do të ketë inspektime edhe më të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat