Përparim Rama: Tash, po e shoh me sy ndryshe Prishtinën

Prishtina

Përparim Rama: Tash, po e shoh me sy ndryshe Prishtinën

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:09
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në emisionit “Ju Flet Prishtina” ka folur mbi situatën se si ai po e sheh tash kryeqytetin prej se është bërë prijës i tij.

Rama tha se tash, Prishtinën po e sheh me sy më ndryshe, sepse sipas tij, kryeqytetin nuk po e sheh më si jetim.

“Tash, po e shoh me sy ndryshe Prishtinën, për arsye se nuk e shoh më si jetim Prishtinën. Tash e ka dikë që ia ndien për të, me i ndihmuar qytetit dhe qytetarëve të Prishtinës”, është shprehur Rama në emisionin “Ju Flet Pristhina”.

Më tej, Rama tha se Prishtinën po e do më shumë, sepse sipas tij, tash është në mbrojtjen e tij.

“Duke u takuar shumë e më shumë me ekipet e komunës dhe me mundësitë që mundemi me i zhvillu për të mirën e Prishtinës vetëbesimin e kam edhe më të lartë se mundemi më bë ndryshime pozitive”.

“Kështu që, Prishtinën po e dua më shumë sepse tash është nën mbrojtjen time dhe jemi çdo ditë duke bërë plane për ta bërë mirë e më mirë”, është shprehur Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat