Njofton Rama: Prishtinës pritet t’i shtohen edhe tri-katër drejtori

Prishtina

Njofton Rama: Prishtinës pritet t’i shtohen edhe tri-katër drejtori

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:27
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në komunën që ai do ta udhëheq pritet të shtohen edhe tri-katër drejtori të reja.

Sipas Ramës, kjo po bëhet në mënyrë që ta kenë drejtori të përshtatshme në mënyrë që të transformohet kryeqyteti.

“Deri tash i kemi 16 drejtori, ndoshta do të jenë edhe tri-katër drejtori më shumë në mënyrë që të kemi drejtori të përshtatshme që ta transformojmë Prishtinën në bazë të programit tonë”, është shprehur Rama në emisionin “Ju Flet Prishtina”.

Më tej, Rama dha se në aspektin funksional, dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura në mënyrë që të ketë mundësi takimi e bashkëpunimi, sepse sipas tij, komuna nuk duhet të punojë në drejtori veç e veç.

“Në aspektin funksional dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura që këto zona të kenë mundësi të takimit dhe bashkëpunimit sepse komuna nuk duhet të punoj në drejtori veç e veç, por duhet të ketë bashkëpunim nëpërmjet drejtorive të ndryshme për shkak se projektet e ndryshme janë të ndërlidhura”, është shprehur Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat