Plumbat qorr dëmtojnë dy vetura në Prishtinë

Prishtina

Plumbat qorr dëmtojnë dy vetura në Prishtinë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 10:27
Plumbat qorr dëmtojnë dy vetura

Të paktën dy raste të dëmtimit të veturave nga plumba qorr janë raportuar nga policia në raportin 24 orësh.

Dy rastet e dëmtimit kanë ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet nga festimet gjatë Vitit të Ri.

“Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”.

“Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat