Rastet e reja me coronavirus, nëntë u konfirmuan në Prishtinë

Prishtina

Rastet e reja me coronavirus, nëntë u konfirmuan në Prishtinë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Është duke vazhduar rritja e rasteve me coronavirus në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Nga rastet e reja, 9 raste janë konfirmuar në Prishtinë, 3 në Suharekë, 3 në Prizren, 3 në Istog, 2 në Gjilan, 2 në Ferizaj, dhe nga 1 rast në Gjakovë, Fushë Kosovë, Pejë, Malishevë, Vushtrri, Rahovec, dhe Mitrovicë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit, dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 540. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat