Kupina pas zgjedhjes kryesues: Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi

Prishtina

Kupina pas zgjedhjes kryesues: Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi

Më: 5 janar 2022 Në ora: 07:52
Fehmi Kupina

(E plotësuar 13:31) - Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka arritur të zgjidhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë, në rundin e tretë të votimit.

Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para nuk mjaftonin 25 vota. Ndërsa, në rundin e tretë ku të pranishëm ishin 42 asamblistw mjaftonin votat e shumicës së thjesht.

Kryesuesi Kupina u zgjodh me mbështetjen e PDK-së, që thuhet se është arritur një koalicion mes këtyre dy subjekteve politike për bashkë qeverisje.

Ndonëse, VV ishte prezentë gjatë votimit, AAK dhe AKR nuk ishin në sallë për votimin e kryesuesit të LDK-së.

Kryesuesi i ri Kupina, me një fjalë rasti theksoi para të pranishmëve se në mandatin e tij do të vazhdon përkushtimin e tij për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Kupina: Përkushtim, punë dhe angazhim për të përmbushur nevojat e qytetarëve

“Ky mandat do jetë vazhdim i përkushtimit, punës, vullnetit, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Së pari dua të uroj anëtarët e sapo zgjedhur të kuvendit komunal të Prishtinës, duke iu dëshiruar sukses dhe punë të mbarë. Është nder i madh të jem sot para jush, besimi juaj është nder dhe përgjegjësi për mua[…]Do të punojë shumë që kuvendi të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës karshi qytetarëve tanë. Plani jonë tash është i qartë, qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi”, theksoi Kupina.

Në fillim të mbledhjes, nga Vetëvendosje si subjekti më i madh në Asamble është refuzuar dhënia e propozimit. Ani se nuk morën pjesë në votim, asamblistët e VV-së qëndruan në sallë gjatë votimit të kandidatit të LDK-së për kryesues. Gëzim Sveçla asamblist nga VV-ja, theksoi se ky subjekt nuk është penguese e proceseve.

Sveçla: Mbetet në duart tuaja, ashtu siç jeni bërë bashkë më 14 nëntor

“LVV si subjekti më i madh politik në kryeqytet dhe me numrin më të madh të asamblistëve ka të drejtën që e para të propozojë kryesuesin, mirëpo ne heqim dorë nga kjo e drejtë, dhe ia kalojmë subjekteve tjera. Mbetet në duart tuaja, që ashtu siç jeni bërë bashkë më 14 nëntor, të bëheni bashkë sot, ta zgjedhim kryesuesin dhe të procedojmë me pika të tjera të rendit të ditës. LVV nuk është penguese e proceseve dhe ne do të qëndrojmë në sallë”, tha Sveçla.

Vazhdimi i mbledhjes pritet të nis në orën 13:30 për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Kujtojmë se më 14 nëntor, në rundin për balotazh, është zgjedhur kryetar i Prishtinës, Përparim Rama. 

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës në raundin e tretë

Në raundin e tretë, Fehmi Kupina nga LDK-ja arriti të zgjidhet kryesues i kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Të pranishëm në sallë ishin 42 asamblist, prej tyre kanë votuar 25 asamblistë sa morën pjesë në votim, Kupina mori 25 vota.

AAK dhe AKR nuk ishin prezent në sallë për votimin e kryesuesit të LDK-së.

Fehmi Kupina dështon për një votë në raundin e dytë, shkohet në të tretin 

ër një votë ka dështuar zgjedhja e Fehmi Kupinës në postin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës. 

Ai mori 25 vota, ndërsa i duhen 26 për t`u zgjedhur në dy raundet e para.

LVE: Fehmi Kupina dështon në raundin e parë për kryesues në Prishtinë, shkohet në raundin e dytë

Raundi i parë nuk ka mjaftuar që Fehmi Kupina i LDK-së të marrë besimin për drejtimin e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Në votim kanë marrë pjesë 25 asambleistë dhe me 25 votat pro çka ka qenë e pamjaftueshme për përmbylljen e këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

Komisioni i angazhuar për procesin e votimit, ka konstatuat se duhet të shkohet në raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e kryesuesit.

 

Përparim Rama: Jemi në proces të krijimit të shumicës në asamble

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se procesi për bërjen e shumicës në asamblenë komunale është duke vazhduar.

Ai në një prononcim para mediave, derisa është duke u votuar për kryesuesin ka theksuar se është përgjegjësi e tij dhe asambleistëve që të kthehet besimi, njofton Klankosova.tv.

“I kam bërë thirrje të gjitha partive dhe qytetarëve që të na bashkohen dhe ta krijojmë partneritetin që t’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve. Na duhet shumica dhe jemi në proces që ta bëjmë atë. Kemi një pozitivitet në këtë aspekt”, është shprehur Rama.

“Është përgjegjësi e imja dhe asambleistëve që t’ua kthejmë të mirën qytetarëve”.

LIVE: Fehmi Kupina i LDK-së propozohet për kryesues në Prishtinë, AAK lëshon sallën

 Fehmi Kupina është propozuar nga LDK për kryesues të Asamblesë Komunale në Prishtinë.

Ai është propozuar nga grupi i asamblesitëve të LDK-së, pasi që prej kësaj te drejte kanë hequr dorë Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh në asamble.

Pas propozimit të Kupinës, asamblesitët e AAK-së, e kanë lëshuar sallën ku pritet të votohet për zgjedhjen e kryesuesit.

Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të zgjedhur kryesuesin

Sot asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për të zgjedhur kryesuesin, ndërsa nëse i njëjti nuk zgjidhet sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Asamblisti nga kjo parti Gëzim Sveçla thotë se zgjedhja e kryesuesit është përgjegjësi e Përparim Ramës.

“Është detyrë, përgjegjësi dhe obligim i kryetarit të sapo zgjedhur dhe partisë së tij LDK, që ta bëjnë konstituimin e asamblesë dhe rrjedhimisht është në duar të tyre që ta zgjedhin kryesuesin e Kuvendit”, deklaroi Sveçla.

Por se kush është propozuar për këtë pozitë nuk është bërë e ditur as nga LDK e as nga partia e tretë në Prishtinë, PDK.

LDK në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, por kjo nuk është e mjaftueshme për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komuna

LDK-së i nevojiten edhe të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit.

Megjithëse kanë mbetur edhe 24 orë kur duhet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit, LDK ende nuk ka njoftuar për ndonjë marrëveshje me subjektet tjera.

Në lidhje me ftesën  që i është bërë Arben Vitisë për të drejtuar sektorin e Shëndetësisë në Prishtinë, nga LVV thonë se nuk kanë pranuar asnjëherë ndonjë ftesë të tillë.

“LVV ka një adresë. Kam dëgjuar Ramën për një ofertë të tillë, por në adresën tonë nuk ka ardhur ndonjë ftesë e tillë për Arben Vitinë apo për ndonjë bashkëpunim me LVV-në”.

Ndryshe, deri më tani është bërë publik vetëm emri i nënkryetarit Alban Zogaj dhe shefit të kabinetit, Vllaznim Osmani, por deri më tani nuk është publikuar emri i asnjërit prej 16 drejtorëve të drejtorive komunale.

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat