​Ministrja Nagavci viziton shkollën “Faik Konica”

Prishtina

​Ministrja Nagavci viziton shkollën “Faik Konica”

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:30
Arbërie Nagavci

Në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë, sot ka filluar periudha e dytë e vitit shkollor 2021-2022 dhe sipas raporteve të ardhura nga komunat në MAShTI, në të gjitha shkollat mësimi është zhvilluar sipas skenarit Rikthimi, pra me prani fizike në shkolla dhe me orar të plotë.

Megjithatë, MAShTI ka lënë në dispozicion edhe mundësitë tjera të mësimit online, në mënyrë që të mund të zbatohen edhe skenarët e tjerë të paraparë me Udhëzuesin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë COVID 19, në rast se paraqitet nevoja.

MAShTI iu bën sërish thirrje nxënësve, mësimdhënësve, personelit tjetër shkollor dhe prindërve që të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë të gjitha masat e rekomanduara nga ekspertët shëndetësor për mbrojtje nga pandemia, në mënyrë që shkollat të mbeten të hapura përgjatë gjithë vitit shkollor.

Ministrja Arbërie Ngavci ka qëndruar në shkollën “Faik Konica” ku ka parë nga afër ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat