Komuna e Prishtinës, pas fluksit për vaksinim, zgjat orarin në QMF-në e Kalabrisë

Prishtina

Komuna e Prishtinës, pas fluksit për vaksinim, zgjat orarin në QMF-në e Kalabrisë

Më: 10 janar 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët e kësaj komune për vaksinim kundër COVID-19, ka marrë vendim që të zgjatet orari në QMF-në e lagjes “Kalabria” nga orari i rregullt 8 orësh në atë të zgjatur prej 12 orësh.

“Drejtoria e Shëndetësisë, në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë z. Bardiqi, morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri, nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar të zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e hënë deri të premten, ndërsa në fundjavë (e shtunë dhe e diel) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej, në këtë njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, më 12 janar 2022.

Kujtojmë se në ditët e fundit, numri me raste pozitive me COVID-19 është rritur ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat