Zogaj: Kemi angazhuar 27 makina për pastrimin e rrugëve nga bora në kryeqytet

Prishtina

Zogaj: Kemi angazhuar 27 makina për pastrimin e rrugëve nga bora në kryeqytet

Nga: M.L Më: 11 janar 2022 Në ora: 20:35
Foto e postuar nga Zogaj në Facebook

Reshjet e dendura të borës dhe moti i acartë që po mbizotëron aktualisht ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësore në kryeqytet.

Që nga dje Komuna e Prishtinës është aktivizuar në pastrimin e rrugëve.

Alban Zogaj, nënkryetar i Komuës së Prishtinës ka deklaruar se kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 kompani për pastrimin e rrugëve nga bora.

Po ashtu, Zogaj u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik.

"Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren! Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik. #Prishtina", ka shkruar Zogaj nëFacebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat