Rreth 400 konsumatorë mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyen

Prishtina

Rreth 400 konsumatorë mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyen

Më: 13 janar 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Banorët e lagjes së Vranjevcit në Prishtinë kanë mbetur pa energji elektrike nga mbrëmja e së mërkurës.

Lidhur me këtë, media ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, i cili ka deklaruar se është një prishje dhe se ekipet janë në terren për ta sanuar. 

“Është një prishtje, rreth 400 konsumatorë janë pa energji. Ekipet janë duke e rregulluar”, ka deklaruar Buzhala. 

Ndryshe, Buzhala të mërkurën i ka thënë Gazetës Express se qe dy javë s’ka reduktime në asnjë pjesë të vendit.

Sipas tij, nëse ka ndërprerje të rrymës, kjo është shkaku i ndonjë prishje. Thotë se edhe ato po rregullohen në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Nuk ka reduktime nga KEDS askund dhe kjo gjendje vazhdon tash e më tepër se dy javë. Mund të ketë ndonjë prishje sporadike, të cilat po rregullohen në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, ato prishje përfshijnë një numër të vogël të konsumatorëve”, ka thënë Buzhala.

Prishje të tilla ka pasur edhe parmbrëmë. Një pjesë e lagjes Aktash dhe një pjesë e Parkut të Qytetit kanë mbetur pa rrymë për mbi pesë orë.

Arsye për këtë ka qenë prishja e një kablloje në pusetën nëntokësore në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Për këtë ka njoftuar vetë KEDS’i në faqen zyrtare.

“Përkundër temperaturave të ulëta e kushteve mjaft të vështira për të realizuar punën në pusetën nëntokësore në rrugën Bajram Kelmendi, ekipet tona po bëjnë përpjekje maksimale për ta sanuar sa më parë kabllon e cila furnizon një pjesë të lagjes Aktash dhe një pjesë të Parkut të Qytetit.

Në kohëzgjatjen e ndërprerjes së energjisë ka ndikuar edhe pamundësia e intervenimit të menjëhershëm si pasojë e ujërave të zeza, ku është dashur fillimisht të zbraset puseta në mënyrë që të fillohet me sanimin e kabllos”, ka njoftuar dje KEDS.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat