Hoxha zbulon nëse do të jetë pjesë e qeverisjes në Prishtinë

Prishtina

Hoxha zbulon nëse do të jetë pjesë e qeverisjes në Prishtinë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 00:10
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK’së Eliza Hoxha ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisjes në kryeqytet. Tha se do të vazhdojë punën në Kuvendin e Kosovës derisa ka treguar pjesë të marrëveshjes me LDK’në.

“Nuk do të jem pjesë e qeverisjes”, tha Hoxha.

“Por nëse kish qenë Urani kryetar unë as që e kisha diskutuar”, shpjegoi ajo.

Hoxha ka folur rreth marrëveshjes për Prishtinën, duke thënë se do të udhëheqin me Drejtorinë e Arsimit, Kulturës dhe Shërbimet Publike.

Tha se pritet që PDK të ketë pesë drejtori.

“Kanë qenë disa boshte të drejtorive që meqenëse ne s’e kemi pushtetin kemi menduar se përmes tyre mundemi me i kanalizu punët”, tha Hoxha.

“Sfida më e madhe ka qenë Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës”, shpjegoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat