Qentë endacakë sulmojnë 12-vjeçaren në Prishtinë, i shkaktojnë lëndime

Prishtina

Qentë endacakë sulmojnë 12-vjeçaren në Prishtinë, i shkaktojnë lëndime

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:33
Ilustrim

12 vjeçarja Mjaltina Kadriu, të premten, u sulmua nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës.

Sipas saj, ishin gjashtë qenë që iu vërsulen, derisa ajo po shkonte për ta marrë vëllanë nga shkolla.

Vajza u dërgua për tretman mjekësor në Emergjencë. Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e vajzës është e mirë, veçse 12-vjeçarja ka pësuar stres nga rasti që i ka ndodhur.

Një apel për institucionet e pati nëna e vajzës, e cila kërkoi nga komuna që të gjejë një zgjidhje për këtë problematikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat