Policia jep detaje për kamionin e djegur në “Dardani”, lëndohet një person

Prishtina

Policia jep detaje për kamionin e djegur në “Dardani”, lëndohet një person

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:30
Një kamion është përfshirë nga zjarri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri.

Agron Borovci, nga Zyra për Informim e Policisë tha se nga dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit.

Ai ka konfirmuar se një person është lënduar nga zjarri.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën ‘Dalmatët’ në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat