Problemi me qentë endacakë, Përparim Rama tregon vendimin që ka marrë

Prishtina

Problemi me qentë endacakë, Përparim Rama tregon vendimin që ka marrë

Nga: G.B Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:42
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur shpesh se cila do të jetë zgjidhja për qentë endacak, të cilët shpesh kanë sulmuar qytetarë të Prishtinës.

Sot ai ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë të ditur se numri i pikave ushqyese nga 5 sa është tani do të shtohet ne 20 të tilla.

Ai ka thënë se po punojnë drejt zgjidhjes afatgjate të problemit.

Postimi i tij i plotë:

Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.

Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.

Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat