​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina

​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 19 janar 2022 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve aktive. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa Mitrovica është e dyta me më së shumti raste aktive. Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat