Afër 900 raste të reja me Covid-19 vetëm në kryeqytet

Prishtina

Afër 900 raste të reja me Covid-19 vetëm në kryeqytet

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 2,050 raste të reja me virusin Covid-19.

Vetëm në Prishtinë 825 raste të reja me Covid-19.

Pas kryeqytetit, më shumë raste të reja u konfirmuan në Mitrovicë (196), Pejë (123), Gjakovë (108), Vushtrri (92), Prizren (92), Klinë (91) e kështu me radhë.

Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar 462 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat