Kjo është gjendja e të plagosurit në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Prishtina

Kjo është gjendja e të plagosurit në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi që u plagos të premten në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është në gjendje stabile.

Këtë e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori.

Ai tha se i plagosuri është me vetëdije dhe se ka plagë në pjesën e majtë të barkut.

“Janë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, për të parë ndërhyrjen e mundshme kirurgjike.”

Më poshtë shihni pamje nga vendi ku ndodhi plagosja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat