Dëmtohet gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Llukarë të Prishtinës

Prishtina

Dëmtohet gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Llukarë të Prishtinës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Shkaku i dëmtimit të një gypi në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet ka pasur rrjedhje të ujit në rrugën që të shpie për në fshatin Llukar.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Arieta Mjeku ka bërë të ditur se një ekip i mirëmbajtjes po qëndron aty.

Ajo tha se ekipi po merren me sanim.

Ndërkohë, Mjeku ka njoftuar që deri në sanimin e defektit kjo pjesë e rrugës do të mbetet pa furnizim me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat