​Për shkak të COVID-19, edhe një shkollë në Prishtinë kalon në sistemin online

Prishtina

​Për shkak të COVID-19, edhe një shkollë në Prishtinë kalon në sistemin online

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online.

“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C - mësimi të zhvillohet online”, thuhet në një postim në Facebook.

Ndryshe, deri tani, shumë shkolla në kryeqytet kanë zgjedhur formën online të mësimit.

Kjo pasi ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat