Rama shkon në Policinë e Kosovës, kjo është arsyeja

Prishtina

Rama shkon në Policinë e Kosovës, kjo është arsyeja

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:10
Përparim Rama dhe Fahredin Verbovci

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, njofton për takimin e zhvilluar me Komandantin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Kolonel Fahredin Verbovci, dhe komandantët e tri stacioneve policore të kryeqytetit.

Sipas Ramës takimi është zhvilluar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

“Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Ramës.

Njoftimi i tij i plotë:

Para pak ditësh takova Komandantin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Kolonel Fahredin Verbovci, dhe komandantët e tri stacioneve policore të kryeqytetit. Kolonel Verbovci ma mirëpriti qasjen mbi avancimin e konceptit bashkëkohor të policimit të bazuar në komunitet, duke thënë se bashkëpunimi me Komunën është jetik për jetësimin e parametrave të sigurisë në bashkësi.

Unë zotohem se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të jetë ndër prioritetet e zyrtarëve komunalë. Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat