Rama për problemin me qentë endacakë: Komunat duhet të bashkëpunojnë, problemi nuk zgjidhet vetëm me Prishtinën

Prishtina

Rama për problemin me qentë endacakë: Komunat duhet të bashkëpunojnë, problemi nuk zgjidhet vetëm me Prishtinën

Më: 28 janar 2022 Në ora: 10:04
Përparim Rama

(E plotësuar) -  Komuna e Prishtinës ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e BE-së, organizata joqeveritare dhe akterë të tjerë profesionalë të fushës mbi strategjinë kornizë për trajtimin e qenve endacakë.

Ai e quajti atë me rëndësi shumë të madhe për aspektin e çështje së sigurisë së Prishtinës dhe regjionit.

“Ideja ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë e cila ka me qenë në vazhdimësi, pra e rregullt derisa ta vënë në kontroll problemin me të cilin hasemi me qentë endacak. Pikat të cilat i shqyrtuam është se komunat duhet të punojnë së bashku, pra problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin lokal në Komunë e Prishtinës, por duhet të jetë një bashkëveprim rajonal. Një bashkëveprim gjithë shtetërorë për zgjidhjen e problemeve të qenëve endacak”, u shpreh Rama në një konferencë për media pas takimit.

Gjithashtu bëri të ditur se do të krijohet një “Focus Group” dhe të ketë një ndërlidhshmëri të nivelit lokal me atë qendrorë, me organizatat joqeveriatre dhe me ndërkombëtarët.

Trajtimi i qenve endacakë, komuna e Prishtinës formon grup punues për gjetjen e strategjisë kornizë

Komuna e Prishtinës ka organizuar tryezë të rrumbullakët lidhur me përpilimin e strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacakë.

Në këtë tryezë po marrin përfaqësues nga BE, organizata joqeveritare dhe akterë profesional të fushës mbi strategjinë kornizë për trajtimin e qenve endacak.

Në fillim të takimit u lejuan mediat te marrin pamjet.

Ndërsa pas takimit, kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të mbajë konferencë për medie lidhur me vendimet dhe strategjitë e këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat