Këto pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë

Prishtina

Këto pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Punimet teknike të ditës së sotme, në sanimin e linjës së ngrirë në Lagjen Mati, rruga “Muharrem Fejza”, kanë bërë që objektet që janë në këtë zonë të mbesin pa furnizim me ujë.

“Ekipet jane duke punuar nga mengjesi, mirepo si pasoje qe linja eshte ngrire nga temperaturat e uleta, shkak i nje ndertuesi qe ka zbuluar linjen dhe e ka lene te ekspozuar ndaj temperaturave te jashtme, jemi detyruar te nderpresim ujin, per ti hapur rruge nderhyrjes nga ekipet tona.

Rasti ne fjale mbyllet per 1 ore, ku edhe do rikthehet furnizimi. Ne varesi te objektit dhe katit ku gjendeni mund te vonohet furnizimi edhe me shume.

Si pasoje e kesaj nderhyrje pa uje kane mebtur edhe objektet ne rrugen “Holgen Petersen”, “Malush Kosova” si dhe disa objekte ne rrugen “B””, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat