I bllokohen xhirollogaritë, “Pastrimi” do ta lë të mërkurën Prishtinën në bërllok

Prishtina

I bllokohen xhirollogaritë, “Pastrimi” do ta lë të mërkurën Prishtinën në bërllok

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” i janë bllokuar xhirollogaritë bankare, për këtë arsye kamionët e kësaj kompanie dhe punëtorët e kësaj kompanie të mërkurën (nesër) nuk do të dalin në terren për të bartur mbeturinat.

Përmes një komunikate, Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare  nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.

“Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatë.

Kompania “Pastrimi”,  Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat