​Prishtinë, konfiskohen 32 patentë shoferë për tre muaj

Prishtina

​Prishtinë, konfiskohen 32 patentë shoferë për tre muaj

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 19:52
Gjatë kësaj jave janë shqiptuar 32 gjoba dhe po aq patentë shoferë për tre muaj.

Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se gjatë kësaj jave janë shqiptuar 32 gjoba dhe po aq patentë shoferë për tre muaj.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit të Prishtinës.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

Ai do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat