​Lagjja “Qendra” në Prishtinë që nga mëngjesi pa rrymë, KEDS: Ndërprerja ishte e paralajmëruar

Prishtina

​Lagjja “Qendra” në Prishtinë që nga mëngjesi pa rrymë, KEDS: Ndërprerja ishte e paralajmëruar

Më: 4 mars 2022 Në ora: 17:37
KEDS ka njoftuar në faqen zyrtare për ndërprerje të rrymës në një pjesë të lagjes “Qendra” dhe të disa lagjeve të tjera në kryeqytet

Në lagjen “Qendra” në Prishtinë që nga mëngjesi në orën 09:00 është ndërprerë energjia elektrike shkaku i një defekti në rrjet.

Menaxherë të kafiterive në këtë lagje janë ankuar se kjo u ka shkaktuar humbje.

Menaxheri i lokalit “Trosha” ka thënë prapa kamerës së Kp se sot u janë shkaktuar humbje prej rreth 200 euro, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Edhe pse shumica nga lokalet përreth thanë së kanë qenë të paralajmëruar për ndërprerjen e rrymës shprehin shqetësimin se kanë pasur dëmtime të mëdha.

Në anën tjetër, KEDS ka njoftuar në faqen zyrtare për ndërprerje të rrymës në një pjesë të lagjes “Qendra” dhe të disa lagjeve të tjera në kryeqytet.

Sipas njoftimit të KEDS-it, periudha e ndërprejes së energjisë elektrike për këto pjesë është paraparë të jetë prej orës 9:00 – 9:15 deri në ora 17:45 – 18:00.

“NS 110/10kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Nr.8 Stacioni i Policisë (Kodi: 12000003) prej 09:00 - 09:15 dhe nga 17:45-18:00

Vendet: Policia e Kosovës, Qendra kombëtare për menaxhim kufitar, një pjesë e rr. Rexhep Luci, një pjese e Bulevardit Nëna Tereza, Kino Armata, një pjesë e rr. Sylejman Vokshi.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

Nënstacionet që do të mbesin pa tension nga ora 09:00 deri në ora 18:00

NS 10/0.4kV Zahir Pajaziti 3 (Kodi:12000003018)

NS 10/0.4kV Komanda e Ushtrisë (Kodi:12000003021)

NS 10/0.4kV Edith Durham (Kodi:12000003019)

NS 10/0.4kV Komanda e Ushtrisë 1 (Kodi:12000003159)

NS 10/0.4kV Zahir Pajaziti 2 (Kodi:12000003016)

NS 10/0.4kV Zahir Pajaziti 1 (Kodi:12000003017)

NS 10/0.4kV Toskana (nga Grandi kalon këtu) (Kodi:12000003157)

Vendet: Një pjesë e rr. Rexhep Luci, një pjesë e Bulevardit Nëna Tereza, Kino Armata, një pjesë e rr. Sylejman Vokshi.

Arsyeja: Ndërrimi i kthinës RMU (2+1)”, ka njoftuar KEDS në faqen zyrtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat