Rama kërkon që të krijohet policia kryeqytetit

Prishtina

Rama kërkon që të krijohet policia kryeqytetit

Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:30
Përparim Rama

Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, po kërkon që sa më shpejt të krijohet policia e kryeqytetit dhe të caktohen kompetencat e saj.

Kjo kërkesë vjen për arsyen se, kur inspektorati i kryeqytetit duhet të kryej ndonjë intervenim në qytet, inspektorati ka nevojë shpeshherë për ndihmën e policisë, të cilën sot e merr nga policia e Kosovës.

Por është bërë me dije që për ta marrë këtë ndihmë, komuna e Prishtinës duhet të bëjë kërkesë në polici, kërkesë e cila shumë herë vonon disa ditë e vonesë e cila shkakton që aksionet e inspektoratit të shtyhen.

Duhet përmendur që rreth kësaj çështjeje Kuvendi i Kosovës, në vitin 2018 ka miratuar ligjin e Prishtinës përmes të cilit, Prishtinës i takon policia e saj.

Por diçka e tillë ende nuk është zbatuar, gjë që bënë që telashet për komunën dhe inspektoratin e saj të vazhdojnë.

I pari i Prishtinës ka deklaruar se ai veç se ka filluar takimet me Ministrinë e Administrimit Lokal, për ta zgjidhur sa ma shpejt këtë problem./kk/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat