Rama jep detaje për shpërnguljen e kioskave në “Muharrem Fejza”

Prishtina

Rama jep detaje për shpërnguljen e kioskave në “Muharrem Fejza”

Më: 17 mars 2022 Në ora: 09:56
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këtë të enjte do të mbajë konferencë për media teksa pritet të fillojë zhvendosja e kioskave në rrugën “Muharrem Fejza”.

Pikërisht zhvendosja e tyre është edhe një nga arsyet që punimet në këtë pjesë të kryeqytetit u stërzgjatën.

Ato u zhvendosën edhe një muaj më parë, mirëpo tani duhet të lëvizin dy metra më larg nga ku janë aktualisht.

Pronarët nuk po e kundërshtojnë këtë shpërngulje të dytë kurse qytetarët po e konsiderojnë si një vendim që duhet të ishte marrë kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat